Ish-ministri i Jashtëm serb: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nis të hënën
Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se që nga viti 2011, në Këshillin e Evropës kërkohet një shumicë prej dy të tretash për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, por se procedura e pranimit do të nisë të hënën, bazuar në marrëveshjen sipas planit franko-gjerman, që është një tjetër dëshmi se zbatimi i atij plani ka filluar me të madhe.
“Zbatimi i mëtutjeshëm i atij plani duhet të ndalet derisa të shkaktohet dëm i pariparueshëm për interesat kombëtare të Serbisë dhe derisa Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe e vetmja mënyrë për ta ndalur këtë është referendumi për refuzimin e marrëveshjes franko-gjermane”, tha Jeremiq në Jagodinë të Serbisë, ku ka biseduar me qytetarët të cilët kanë nënshkruar nismën e Partisë Popullore për shpalljen e referendumit.
“Aty votohet me shumicë dy të tretash, dhe është e pakontestueshme se Kosova e ka atë shumicë, e ka që nga viti 2011, por procedura nuk ka filluar asnjëherë deri më tani. Të hënën me shumë gjasa do të bazohet në dokumentin ku thuhet qartë se bazohet në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit”, tha Jeremiq.