Ish-ministri i Mbrojtjes kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin në 6-vjetorin e vdekjes.
Mehaj ka thënë se në 6-vjetorin e vdekjes së Demaçit shpreh mirënjohjen dhe konsideratën e thellë si dhe nderimin për jetën dhe veprën madhore të Mandelës së Evropës, Adem Demaçit.
“Demaçi, njëri nga figurat qendrore të historisë së Kosovës se pas Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët tona, do të shndërrohet në promotorin dhe udhëzuesin e rinisë në rrugë për kryengritje kundër pushtetit serb, i cili padrejtësisht e kishte dënuar atë me vite të renda burgimi”.
“Jeta dhe vepra sublime e bacës Adem, ka qene gjithmonë dhe do të jetë gjithnjë shembull për gjithë ne, e posaçërisht për mua se si duhet shërbyer atdheut. Këshillat, porosite dhe udhëzimet e tija, kanë mbetur thellë të ngulitura në memorien time”, shkroi Mehaj.
Tutje, Mehaj tha se sa ka shërbyer në detyrën e ministrit të Mbrojtjes, figurën e Demaçi tek a proklamuar në zyrën e tij dhe dhuratat që i ka bërë si i pari i kësaj ministrie.
“Po ashtu, fal insistimit tim vizitat dhe homazhet tek varri i tij në Velani, janë institucionalizuar.
Udhëheqësit politik të Kosovës, bënë një gabim të madh që bacë Adem Demaçin nuk e zgjodhën për president të Kosovës sa ishte gjallë, por në ketë post zgjedhën njerëz jo meritor, që për nga angazhimi në të mirë të popullit dhe kombit shqiptar as me kilometra nuk i afroheshin Adem Demaçit”, shkroi Mehaj.