Ish-ministri i Shëndetësisë: 870 të infektuar sot, asnjë përgjigje nga qeveria

14 korrik 2022 | 14:21

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar që qeveria të veprojë lidhur me situatën e rritjes së të infektuarve me Covid dhe me rritjen e çmimeve.

Deputeti i LDK-së, ka thënë se situata aktuale është e patolerueshme dhe se qeveria duhet të marrë përgjegjësi.

“Çështjet të cilat i ngritin jashtë rendit të ditës mendojmë se e martojmë një vëmendje nga qeveria dhe një përgjigje. Nuk i ngritim ne nëse mendon dikush ajo praktika e keqquajtur ‘hajt pak’. 871 të infektuar sot, asnjë përgjigje! 60 cent buka, del ministri i Financave tallet këtu, jo i ke prish raportet. Çka ke me Bankën Botërore, ta merr mendja jemi NATO a KFOR. Në kërkojmë përgjigje, qytetarët kërkojnë përgjigje. Kjo gjendje është e pa tolerueshme andaj bëhuni më serioz, dilni merrni përgjegjësi, sektorët janë të ndjeshëm, shëndeti publik është shumë i rëndësishëm, pacientët janë duke u dëmtuar në të gjitha format, edhe me rritjen e çmimeve”, ka thënë Zemaj në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar detaje më shumë për jetën e…