Ish-ministri i Shëndetësisë i LDK-së kritikon ministrin Vitia
23 mars 2020
| 11:50
Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani, ka kritikuar punën që po bën Ministri i Shëndetësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.
Në një shkrim publikuar në profilin e vet në “Facebook”, Rrahmani ka shkruar se duhet të lihen konferencat dhe përrallat. Sipas tij, punëtorët shëndetësorë janë duke punuar pa materialet e duhura mbrojtëse. “Leni konferencat e përrallat, punëtorët shëndetësorë po punojnë pa materialet e duhura mbrojtëse”, ka shkruar Rrahmani.