Ish-ministri i Shëndetësisë: Kjo qeveri ka dështuar në menaxhimin e pandemisë

18 gusht 2021 | 16:23

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas rritjeve të rasteve me Covid në Kosovë, ku vetëm sot u konfirmuan 2 110 raste të reja dhe katër qytetarë të vdekur.

Zemaj ka thënë se ky është një rekord i zi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka drejtuar kritika ndaj qeverisë Kurti.

“N’dorë t’Zotit! Qeveria e praktikantëve po vazhdon me avazin e vjetër; krejt për pushtet e asgjë për shëndet”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë i Zemajt:

Rekord i zi!
Sot, 2.110 raste të reja me Covid-19 dhe 4 të vdekur.
N’dorë t’Zotit! Qeveria e praktikantëve po vazhdon me avazin e vjetër; krejt për pushtet e asgjë për shëndet!
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre si dhe iu uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të infektuarve.
Të dashur qytetarë,
Edhe pse kjo qeveri tashmë ka dështuar e menaxhimi ka degraduar, kurdo që t’iu vijë mundësia e parë ju lutem VAKSINOHUNI. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë duhet të vazhdojmë t’i respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë një tjetër hap…