Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se nuk do të ketë rritje të numrit të rasteve me Covid

22 shkurt 2021 | 14:06

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani në një intervistë për Ekonomia Online, ka folur për situatën epidemiologjike në Kosovë, duke theksuar se me kujdes të shtuar mund të tejkalohet kjo gjendje e rëndë.

Sipas Aganit nuk do të ketë rritje të numrit të rasteve me Covid-19, sepse shumica e popullatës veç e kanë kaluar këtë infeksion.

“Besoj se nuk do të kemi rritje të numrit të rasteve duke marrë parasysh se një numër i mirë i qytetarëve të vendit e kanë kaluar këtë infeksion dhe kanë fituar një shkallë të imunitetit por nevojitet vëmendje e shtuar”, ka thënë ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

Agani ka thënë se dy valët e deritanishme kanë treguar që me menaxhimin që është bërë vendi ka arritur që t’i përgjigjet në masë të duhur trajtimit klinik për shërbime spitalore, duke shtuar se edhe vala e tretë nuk do të jetë një befasi tjetër.

“Unë mendoj se këto dy valët e deritanishme kanë treguar që me menaxhimin që është bërë vendi ka arritur që ti përgjigjet në masë të duhur trajtimit klinik atyre që kanë pasur nevojë për shërbime spitalore dhe mendoj që edhe vala e tretë nuk duhet të jetë një befasi tjetër”, është shprehur Agani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmues aktual i Manchester Cityt, Sergio Aguero është në “radar”…