Ish-ministri i Tregtisë për Qeverinë Kurti: Ka një moskoordinim me aleatët tanë dhe është shqetësuese
10 shtator 2024
| 20:56
Ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Zona Zero’ në Top News me Milaim Zekën.
Hasani ka theksuar se nuk është i kënaqur me zhvillimet në Kosovë.
“Po na shqetëson fakti se është një moskoordinim me aleatët tanë me të cilët së bashku e kemi fituar luftën dhe e kemi shpallur pavarësinë, e sot duke e ndërtuar shtetin nuk po koordinohemi, dhe kjo për mua është shqetësim i madh”, ka deklaruar Hasani.
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se presidentja Vjosa Osmani nuk e ka luajtur rolin e saj si e para e shtetit sa i përket zhvillmeve në vend.
“Ajo vetëm sa e ka vulosur atë çfarë e ka thënë Albin Kurti”, ka deklaruar Hasani.
Për më shumë ndiqeni intervistën në këtë link: