Ish-ministri i Tregtisë: Prokuroria duhet të nis hetimet që nga vendimi i kryeministrit Kurti

18 gusht 2023 | 23:10

Ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani ka reaguar për arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Ai ka thënë se për aq kohë sa ishte ministër në këtë ministri, ka punuar me këta dy zyrtarë, për të cilët thotë se janë të ndershëm.

Hasani ka theksuar se në pranga do të duhej të ishin urdhërdhënësit.

Ish-ministri Hasani ka thënë se Prokuroria duhet të nis hetimet që nga vendimi i kryeministrit Kurti për blerjen e rezervave shtetërore duke iu shmangur procedurave të prokurimit.

“Për aq kohe sa kam punuar me ta, dy zyrtarët e MINT që u arrestuan sot për “avullimin” e rezervave shtetërore, janë punëtorë të ndershëm. Në pranga do të duhej të ishin urdhërdhënësit, e jo zyrtarët e shkretë që kushedi se si janë detyruar të përfshihen në këtë aferë”.

“Prokuroria duhet të nis hetimet që nga vendimi i kryeministrit Kurti për blerjen e rezervave shtetërore duke iu shmangur procedurave të prokurimit, që duket se qenka bërë për t’ia lehtësuar punën mikut të tij Ridvan Muharremi, e më pas edhe te Rozeta Hajdari. Duhen pranga më të mëdha. Qytetarët duhet ta dinë kush po ua han bukën e gojës tinëz e kush po ua djeg vajin”, ka shkruar në “Facebook” ish-ministri Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas video-mesazhit të…