Ish-ministri Ismajli synon postin e anëtarit të Bordit në ZRrE (Dokument)

17 janar 2018 | 13:44

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE) nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Fadil Ismajli, synon të bëhet anëtar i Bordit në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE).

Gazeta “Epoka  e re” ka siguruar vendimin, në të cilin Qeveria i ka përcjell Kuvendit, konkretisht Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, emrat e katër anëtarëve të Bordit për ZRrE, nga të cilët vetën dy do të zgjedhën.

Emrat e kandidatëve që garojnë për anëtarë të Bordit në ZRrE janë: Bekim Jakupi, Fadil Ismajli, Izet Rushiti dhe Selaman Hoti,

Në mungesë të Bordit në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, qytetarët kanë humbur mijëra euro duke paguar edhe energjinë elektrike për serbët e veriut.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e së martës që kishte në rend të ditës për shqyrtim vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ka hequr nga rendi i ditës me arsyetimin se Qeveria është vonuar në këtë drejtim.

Kryetarja e këtij komisioni, Sala Shala-Berisha, ka thënë se heqja nga rendi i ditës i kësaj pike ka të bëjë me vonesat e Qeverisë për dërgimin e emrave të anëtarëve të Bordit të ZRrE-së në komisionin që drejton.

(A.MAVRAJ)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK) ka dhënë detaje të reja lidhur…