Ish-ministri Isufi: Qeveritë e kaluara, Sindikatat dhe Odat ekonomike i trajtuan si partnerë, Qeveria e Kurtit i injoroi dhe shkatërroi
Ish-ministri Ahmet Isufi dhe qeveritë e kaluara trajtuan sindikatat dhe odat ekonomike si partnerë të rëndësishëm, duke harmonizuar qëndrimet për të mbrojtur interesat e palëve. Ndërkaq, Qeveria Kurti i injoroi dhe shkatërroi këto raporte duke ndërprerë dialogun social dhe anuluar kontratën kolektive.
Isufi, si ministër në Qeverinë e Bajram Rexhepit dhe më pas në atë të Ramush Haradinajt, mbështeti fuqishëm sindikatat dhe kategoritë sociale. Kontrata Kolektive, e cila u nënshkrua gjatë periudhës së tij, ishte një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës.
Sot, Isufi garon për deputet dhe, duke pasur një histori të fortë mbështetjeje për sindikatat dhe partnerët socialë, ai kërkon të jetë një zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës. Qytetarët dhe sindikatat kanë arsye të besojnë vizionin dhe angazhimin e tij për një bashkëpunim të shëndoshë, InfoSot sjell pamje prej asaj kohe.
Prandaj sot ish-ministri i asaj kohe i cili e kishte filluar draftimin e Kontratës Kolektive dhe kishte kërkuar me çdo kusht që ajo të zbatohet, Ahmet Isufi garon në listën për deputet dhe si një personalitet i zhvillimeve politike që nga paslufta e duke vazhduar edhe sot si duket ka ardhë koha që zëri i tij të degjohet edhe me fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.
Kështu që, qytetarët dhe kategoritë sociale e sindikatat me të drejt duhet t’i besojnë vizionit të Ahmet Isufit, i cili gjithmonë edhe sa ka qenë ministër por edhe në mandatin e deputetit ka treguar besimin dhe partneritetin e shëndoshë me partnerët social dhe zgjedhja e tij si deputet në Kuvenin e Kosovës do të jetë si një zë i fuqishëm.