Ish-ministri izraelit dënohet me 11 vjet burgim
Një gjykatë në Izrael ka dënuar ish-ministrin e Energjisë, Gonen Segev me 11 vjet burgim për spiunim të shteti kundërshtar, Irani.
Prokurori Geula Cohen u ka thënë gazetarëve në gjykatën në Jerusalem më 26 shkurt, se gjyqtari ka marrë vendim kundër Segev, pasi ky i fundit ka pranuar fajësinë për akuzat rreth spiunimit dhe bartjes së informatave në Iran.
Seancat e gjykatës janë mbajtur në një vend sekret për shkak të natyrës së këtij rasti.
Segevi, i cili ka shërbyer si ministër i Energjisë nga 1995 deri më 1996, në kohën e udhëheqësisë së kryeministrit, Yitzhak Rabin, ishte dënuar më 2005 për tentim të kontrabandimit të 32 000 pilulave të ekstazisë, të mbështjellura me produkte ushqimore, nga Holanda në Izrael, raporton “Rel”.
Ish-ministri është liruar nga burgu më 2007 dhe ka jetuar për gati 10 vjet në Nigeri, meqë veprimtaria e tij mjekësore i ishte ndaluar në Izrael.
Në maj të vitit 2018 ai është ekstrduar nga Guinea Ekuatoriale në Izrael.
Shërbimi i sigurisë, Shin Bet, ka thënë se Segevi ka shërbyer si agjent në shërbimet e inteligjencës iraniane dhe kanë vizituar Iranin dy herë.
Ky shërbim ka thënë se Segevi ka tentuar të krijojë lidhje mes qytetarëve izraelitë, që kanë pasur lidhje me sektorë të sigurisë së Izraelit me agjentët iranianë.
Ai po i ka ofruar Iranit “informacione të lidhura me sektorin e energjisë, të sigurisë, dhe atë politik”.