Ish-ministri Manjani: Sapo mësova se nesër do arrestohet, Jul Deda ia kthen: Mos harro të më sjellësh cigare
Aktori i njohur Julian Deda, është banori i parë i “Big Brother VIP3”, shtëpisë më të famshme në vend.
Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi ngacmues në rrjetet sociale, ka dhënë lajmin e shumëpritur, i cili u konfirmua më pas edhe nga vetë aktori i mirënjohur.
“Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda”,- shkruan Manjani, koment ky që nënkupton izolimin total në të cilin vendosen banorët e këtij formati.
“Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”,- përfundon ai.
Në kundërpërgjigje, aktori i mirënjohur shkruan me nota humoristike “mos harro më sill cigaret…!”, koment të cilit Manjani i është përgjigjur me një shprehje të avokatit Maks Haxhia, pas dhënies së vendimit burg nga GJKKO për ish- ministrin Saimir Tahiri: “Viso, dy paketa atje”, togfjalësh që do të bëhej meme në rrjet.
“Ka pas punë Visi këto kohë, por do gjejë pak kohë edhe për ty”,- shkruan Manjani.
“Big Brother VIP3” do të ndezë dritat një nga një mbrëmjen e 13 Janarit.
Drita që do të fiken siç e do tradita nga fituesi i këtij edicioni.
Por deri atëherë është një rrugë e gjatë para, dhe patjetër një spektakël për t’u mos u humbur.