Ish-ministri Mehaj nderohet me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë

10 gusht 2023 | 21:24

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së urdhrit ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë për ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në këtë ceremoni që u mbajt në rezidencën e ambasadorit gjerman, Rohde, përmes kësaj dekorate u vlerësua lartë edhe një herë puna, bashkëpunimi, profesionalizmi dhe angazhimi i ish-ministrit Mehaj në Qeverinë e Republikës së Kosovës përgjatë këtyre 29 muajve që ushtroi pozitën e ministrit të Mbrojtjes.

Të hënën, ish-ministri Mehaj kishte ofruar kërkesën e tij për lirimin nga detyra për arsye familjare. Në vend të tij, është emëruar Koloneli Ejup Maqedonci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve të fundit janë shtuar vrasjet në Kosovë nëpër kafiteri…