Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës: Albin Kurti është i preferuar i Rada Trajkoviqit
24 shtator 2021
| 14:58
Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës dhe deputeti nga Kosova në Kuvendin e Serbisë, Ljubomir Mariq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq.
Trajkoviqi ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka nënshkruar një marrëveshje mbi targat të bazuar në reciprocitetin në vitin 2016, me shpresën se deri në vitin 2021 do të ketë ndarje të Kosovës.
“Rada Trajkoviq fillon nga vetja sepse ishte bashkëpunuese me çdo qeveri të Prishtinës, por duket se i preferuari i saj është Kurti”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.