Ish-ministri Zemaj: Çdo ditë e vonesës së vaksinimit ka pasoja të mëdha
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë për mos nënshkrimin e kontratave për vaksinat kundër virusit Covid-19, si dhe për mungesën e insulinës nëpër institucione shëndetësore. Madje ai e quan të paaftë pushtetin ekzekutiv.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Zemaj tha se mos serioziteti dhe trajtimi në çështje të vaksinimit tregon se Qeveria nuk e ka prioritet vaksinimin e qytetarëve.
“Ka qenë lajm i mirë që ditëve të fundit situata epidemiologjike është më e qetë por akoma virusi është prezent. Fatkeqësisht po shihet një paraqitësi nga ana e qeverisë në pjesën kryesore që e është imunizimi i popullatës dhe mos kontraktimi i vaksinave, ndërprerja e dhënies së vaksinave. Ndërsa raste të vdekjes është më se lajm i gëzueshëm që nuk kemi asnjë qytetarë dhe duhet të bëhet thirrje për kujdes të vazhdueshëm derisa të kemi imunizim të tërësishëm. Çdo ditë e vonesës së vaksinimit ka pasoja vetvetiu edhe nëse kemi ulje të lakores sepse kjo din të lëviz. Mos serioziteti dhe trajtimin në çështje të vaksinimit dhe sidomos pritja nga data 15 prill e nënshkrimit të kontratë për ardhjen e vaksinave atëherë lë që të dyshojmë që kjo qeveri është e paaftë e mbyllur në vetvete dhe trajtimin e vaksinimit të qytetarëve nuk e ka prioritet”, ka thënë Zemaj.