Ish-ministri Zemaj: Çdo vaksinë që ka ardhë është produkt i Qeverisë së kaluar

18 maj 2021 | 09:54

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ka dyshime rreth numrit të vogël të rasteve me Covid-19, deklarimit të testimeve dhe vdekjeve.

Ai tha se po bëhet verifikim përmes shtabeve emergjente dhe kryetarët e komunave të cilët kanë hedhur disa dilema rreth mënyrës së testimeve.

Nuk do të dëshiroja që të ketë prapavijë tjetër, qoftë në deklarimin e testimeve, numrave apo rasteve të vdekjes. Nga ardhja e kësaj Qeverie janë ndërprerë testimet për bashkëatdhetarë, lejohen për qeveritar. Janë disa çështje që duhet të ketë ndonjë investigim nga profesionistët që të mos kemi ndonjë situatë që mund të na çojë në situatë të keqe. Kjo ndërlidhet me procesin e vaksinimit. Kemi akoma numër të ulët të qytetarëve që janë vaksinuar. Trendi i vaksinimit në vendet tjera është tregues që diçka nuk është në rregull edhe me numrin e infeksioneve”.

Ndër të tjerash, Zemaj tha se çdo vaksinë që ka ardhë është produkt i Qeverisë së kaluar.

“Ajo çfarë kemi bërë është që kemi ecur me hapa të shpejtë në raport me partnerët ndërkombëtar që kanë marrë obligim që të sigurojnë vaksina edhe për vendet e tjera që nuk janë pjesë e OBSH dhe Bashkësisë Evropaine. Kemi realizuar kontrata me COVAX si ndihmë nga ta. Fatmirësisht ky proces ka ecur dhe vaksinat COVAX kanë ardhë dhe janë duke ardhë. Çdo vonesë e vaksinave është dëmtim i shëndetit publik. Gjithçka deri më tani, çdo vaksinë që ka ardhë është produkt i Qeverisë së kaluar, akoma nuk kemi diçka nga kjo Qeveri, të ketë nënshkruar ndonjë kontratë ose të ketë blerë vaksina”.

Zemaj tha se janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë me Qeverinë por nuk kanë marrë përgjigje për një gjë të tillë./Kk/

Ndiqni më poshtë intervistën e tij të plotë:

https://fb.watch/5zb622pRvv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes…