Ish-ministrja e Integrimit Evropian: Kurti dhe Vuçiqi të enjten në Bruksel kanë arritur marrëveshje për vetëmenaxhim

01 nëntor 2023 | 08:18

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë që të enjten në Bruksel është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për vetëmenaxhim.

“Nga sa unë di, dhe nga kontaktet e mia në Bruksel, marrëveshja e tillë veç është arritur”, ka thënë Ahmetaj në Klan Kosova.

“Ajo marrëveshje për të cilën është diskutuar dhe dakorduar e që është vërtetuar edhe sot në konferencën për shtyp që e dëgjova të Vuçiqit bashkë me kryetaren e komisionit von der Leyen kuptohet që ata e kanë arritur një marrëveshje.

Besohet nga ajo që e kom lexu është se kjo marrëveshje do të jetë një lloj vetëmenaxhimi, do të jetë një lloj autonomie për komunitetin serb në Kosovë, por nuk do të jetë Republika Srpska.

Është përtej Asosicaionit. Është përtej asaj marrëveshjes të 2015-s që ka qenë dakorduar dhe 2013 me vetë faktin që e ka vetëmenaxhimin.

Është vetëmenaxhim, por nuk është diçka sikurse Republika Srpska. Edhe formati dhe mënyra se si është Kosova nuk përkon me ambientin dhe rrethanat në të cilat është Bosnja”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dritan Hoti, pedagog për marrëdhëniet ndërkombëtare, tha se koalicioni serbo-rus…