Ish-ministrja e Jashtme: Asociacionin as me kompetenca ekzekutive e as të ndërmjetme

02 mars 2023 | 10:58

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë me kompetenca ekzekutive e as të ndërmjetme.

“As kompetenca ekzekutive, as të ndërmjetme! Një plan i ri implementimi për Asociacionin (shtesë atij të vitit 2015) përbën rrezik për riciklimin e të gjitha 23 çështjeve problematike të cilave “u shpëtuam” përmes aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese!”, ka shkruar në “Facebook” Haradinaj-Stublla.

Ajo ka thënë se rrezikimi që po bën qeveria me rinegociim, arsyetohet vetëm nëse arrin që në planin e ri implementues t’i evitojë edhe kompetencat ekzekutive, edhe ato të ndërmjetme, e po ashtu të ruajë mbrojtjen ligjore dhe filtrin final përmes Gjykatës Kushtetuese.

“Secili epilog tjetër do ta instalojë pakthyeshëm Serbinë zyrtare në Kosovë, dhe ky fatalitet do t’i faturohet – përveç dy ish kryeministrave Mustafa e Thaçi – edhe kryeministrit aktual Kurti”, ka shkruar ish-ministrja e Jashtme, Haradinaj-Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skënderbeu i Korçës ka triumfuar në finalen spektakolare të Ligës…