Ish-ministrja Haradinaj-Stublla: Kosova voton në Shqipëri, Serbia ndërton në Mitrovicë
25 prill 2021
| 23:28
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe figura të tjera nga skena politike në Kosovë votuan sot në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj-Stublla e ka quajtur këtë “papërgjegjësi kombëtare”.
“Papërgjegjësi kombëtare: Kosova voton në Shqipëri, Serbia ndërton në Mitrovicë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar për zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri. Pas tij nga Kosova kanë votuar edhe Liburn Aliu, Behgjet Pacolli, Shpejtim Bulliqi e të tjerë, ka shkruar ndër tjera Meliza Haradinaj-Stublla.