Ish-ministrja Reshitaj emërohet këshilltare e kryeministrit Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka emëruar ish-ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, këshilltare të tij politike.
Sipas Haradinajt, Reshitaj e ka pranuar ofertën e tij.
“Pas lirimit nga detyra e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj, kam konsideruar se njohuritë dhe përvoja e saj institucionale janë me rëndësi që të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Pas lirimit nga detyra e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj, kam konsideruar se njohuritë dhe përvoja e saj institucionale janë me rëndësi që të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Si Kryeministër i Qeverisë, jam i bindur se kontributi i ish ministres, është më së i nevojshëm, andaj i kam ofruar asaj postin e Këshilltares Politike, ofertë kjo të cilën ministrja e ka pranuar.
Jam i bindur se vazhdimi i bashkëpunimit institucional me zonjën Reshitaj është në interes të qytetarëve dhe në funksion të implementimit të programit qeverisës.
Zonjës Reshitaj i uroj punë të mbarë.