Ish-ministrja Tahiri: Ndryshimi i kufijve, skenar i rrezikshëm për Kosovën dhe rajonin
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë një shkrim në llogarinë e saj në “Facebook”, për takimin që pati para disa ditësh me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Tahiri ka potencuar se takimi me presidentin Meta ishte thellësisht kombëtar dhe vizionar, sidomos qëndrimi i tij në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe kufijve.
“Takimi me presidentin Ilir Meta ishte thellësisht kombëtar dhe vizionar. Qëndrimet e tij në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe kufijve ishin qëndrime të drejta të një presidenti shqiptar që njeh mirë luftën dhe sakrificat me sublime të shqiptarëve dhe Kosovës për liri dhe pavarësi. U pajtuam qe ndryshimi i kufijve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë është një skenar i rrezikshëm që dëmton shtetin e Kosovës dhe interesat kombëtare, si dhe destabilizon rajonin me pasoja të paparashikueshme”.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran me kufij të pacenueshëm në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, të cilën e ka vërtetuar Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi në vitin 2010. Kosovën e bëmë shtet falë luftës tonë të drejtë dhe mbështetjes nga aleatet tanë perëndimor në krye me ShBA-në, partneret evropian Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, etj, NATO-n. Nderi jonë kombëtar të cilën e rikthyem me luftën e fituar për liri dhe gjeopolitika perëndimore të cilës i takon kombi shqiptar, qofshin te përjetshme”, ka shkruar ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2312113905487777&set=a.1636835476348960&type=3&theater