Ish miss Kosovës i arrestohen dy miq nga Shqipëria me 80 kg lëndë narkotike në Itali
Ish-miss Kosovës, e cila kohëve të fundit ishte kryefjala e skandaleve të mediave rozë, gjithnjë e më shumë po i ngushtohet rrethi. Siç bëjnë të ditur mediat italiane e ndër to “Il Giorno“ me datën 23 nëntor 2024, dy shqiptarë janë arrestuar në Itali nën dyshim të trafikimit të 80 kilogramëve të lëndëve narkotike. Ndërkohë që sipas burimeve, supozohet se njëri nga ta është mik i afërm i ish-miss Kosovës, dhe këtë e vërteton fakti se pas arrestimit të dy shqiptarëve në Milano, ish-missi është kthyer në Kosovë nga rreziku i arrestimit të saj dhe përfshirjes së saj në trafikim më lëndë narkotike.
Me këtë rast, po dëshmohet se ajo kishte krijuar një lidhje më shumë se shoqërore me një biznesmen nga Shqipëria, i njohur me nofkën “Edi“ (E.R. emri i njohur për redaksinë), tani e tre vite me radhë. Ky i fundit jetonte në Itali dhe tani është në paraburgim i arrestuar nga Guarda di Financa italiane për kontrabandim të rreth 80 kilogramëve lëndë narkotike.
Sipas mediave shqiptare, ish-missi kohë më parë është paraqitur si modele dhe ka bërë disa sfilata të bukurisë por jo më shumë sesa 5 apo 6 të tilla që nga viti 2018, me çka sipas burimeve të mirë informuara ato sfilata kanë qenë vetëm për konsum vendosur dhe asnjë ndërkombëtare. Dhe duke u thirrur në këto modelime dhe sfilata, ish-missi vizitonte shumë shtete të botës, e në veçanti qytetin që e kishte përshpirt Milanon por dhe Italinë në përgjithësi dhe Londra, Belgjika etj. Për këto sfilata shkruanin edhe mediat shqiptare, si “Panorama“, “Balkanweb“, “Top Chanel” etj.
Për paraqitjet e saj të dobëta në skenën e artit dhe kulturës kishte shkruar edhe media kosovare “KultPlus”. Sipas kësaj medie që merret ekskluzivisht me kulturën dhe artin, ish misi ishte treguar e dobët në komunikim edhe shqip por edhe anglisht.
“KultPlus”, citon medien shqiptare Prive.al e cila kishte vu në pah paraqitjen skandaloze të Miss Universe Kosovës, Zana Berisha në evenimentin e madh të bukurisë.
“Vajza që përfaqësoi Kosovën, e dalë nga një event fiktiv për të cilin s’dëgjoi kush, kishte vështirësi të jashtëzakonshme të artikulimit jo në anglisht, por edhe në gjuhën shqipe”.
Kaq ka mjaftuar që videot e saj të bëhen virale. Sekuenca kur prezantohet me katër fjalë, ‘Zana Berisha from Kosovo’ ishte skandal më vete. Bukuroshja bërtet para mikrofonit në mënyrë të pakontrolluar”, kishte shkruar Prive.al”, citon KultPlus..
Por ish-misss-i përpos artit dhe kulturës kishte krijuar lidhje me biznesmen të ndryshëm e që supozohet se qëllimin e kishte te shantazhi dhe telashet brenda familjes me të lidhurit e saj.
Ndërkohë, kërcënimet dhe shantazhet e saj janë publikuar edhe në gjuhën angleze siç është rasti me portalin “Pamfleti” i datës 24 shkurt 2024 dhe “voxnews.al” gjithashtu i datës 24 shkurt 2024.
Nga burime të “Shtegu.com” mësojnë nga një i afërm i ish-të fejuarit të Zana Berishës, L. K. (emri i njohur për redaksinë), i cili jeton në Angli, pohon se kjo e fundit është përfshirë edhe me herët në intriga, duke ndarë çifte me qëllim përfitimet monetare. Më konkretisht, mësohet se edhe nga vetë L. K., i cili ka qenë më herët në një lidhje me shoqen e ngushtë të Zana Berishës, ka bere me dije se ka qenë ish-miss Kosova shkak i ndarjes së çiftit.
Portali hedh dritë për faktin se si Zana Berisha i rrëmbeu partnerin shoqes së ngushtë dhe pas disa kohës në lidhje të fshehtë, kjo e fundit e ka tradhtuar miken e saj, duke i marrë partnerin.
Por historia me plotë dritëhije e intriga vazhdon më tej, teksa Zana dhe L. K. u fejuan pas disa kohësh, por kjo lidhje nuk ka zgjatur, pasi i fejuari i saj ka zbuluar se kjo e fundit e ka tradhtuar disa herë, për interesa monetare.
I afërmi i L. K. bën me dije se ndarja ka qenë jo miqësore me Z.B, e cila edhe gjatë ndarjes ka ushtruar presione nga më të ndryshmet për qëllime përfitimi financiar nga ish i fejuari.
Të përkujtojmë se ish-miss Kosova Z.B, shantazhet dhe kërcënimet i ka përdorur edhe në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa pritet të zhvillohen dhe hetime nga Prokuroria për zhvatjen e parave që kjo e fundit ka bërë ndaj disa sipërmarrësve në kryeqytetin shqiptar. Po ashtu bëhet e ditur se tashmë një aktakuzë është konfirmuar për shantazh dhe zhvatje ndaj një biznesmeni të Kosovës, ku edhe pritet të filloj gjykimi për këtë rast ndaj ish-missit, e cila edhe e ka pranuar në hetuesi veprën e bërë. Portali “Shtegu.com” ka zbardhur disa dëshmi të forta, që kanë lidhje me figurën e Zana Berishës, e cila është e njohur në botën e showbizit për dobësinë që ka “gjahun e preferuar”, për “meshkujt e martuar dhe shumë të pasur”.
Ekzistojnë dyshime se të gjitha kërcënimet dhe shantazhet që i bënte Zana Berisha, mbështetjen e kishte nga një rreth i ngushtë personash, ndërsa personi kryesor mund të jetë në lidhje me të.