Ish-mjeku i UÇK-së, flet pasi e mposhti Covidin

16 dhjetor 2020 | 20:16

Specialisti i urologjisë, Fahredin Veselaj, ka njoftuar se pas një sfide të gjatë 23 ditore me COVID-19, ka arritur ta mposhtë virusin.

Ai ka treguar se pasi i është gjendja është liruar nga Klinika Infektive QKUK. Veselaj, është shprehur mirënjohës ndaj stafit të Klinikës Infektive QKUK, për punën e zellshme dhe të palodhshme përgjatë qëndrimit të tij si pacientë i thjeshtë në Klinikë.

Ai shtoi se ky virus nuk la pasoja vetëm brenda një individi por se kishte prekur e lodhur tërë familjen nga barra e shqetësimit dhe stresit mbi gjendjen e tij shëndetësore ku vije me reagimin ndaj sëmundjes Covid se: “Vjen si një gjyle topi që nuk të sulmon vetëm Ty të sulmon familjen!”.

Postimi i plotë i Dr. Veselaj në rrjetin social “Facebook”:

Të dashur miq,

Pas një beteje sfiduese me COVID-19, ju njoftoj se sot u lirova nga trajtimi 23 ditor në Klinikën Infektive në ShSKUK  në Prishtinë në gjendje shumë të përmirësuar shëndetësore dhe me test negativ për Covid 19.
Falënderimi i takon Zotit në rend të parë që më mundësoi tani të falënderoj mjekët në Klinikën Infektive Prof dr. Salih Ahmeti , Dr. Sci.Lindita Ajazaj – Berisha, Dr. Valbon Krasniqi, Dr. Murat  Mehmeti, Dr. Blerta Haraqia, Prof. Shemsedin Dreshaj,  Dr. Sci,Izet Sadiku , Dr, Veliu, Dr. Njomza, Dr. Hatixhe, dr . Edmondi…. dhe shumë tjerë , pastaj personelin e infermierëve cilët me përkushtim, entuziazëm e profesionalizëm, arritën të menaxhojnë gjendjen time në situata shumë kritike  kur gjendja ime ishte shumë kritike dhe me rrezik jete.  Ata bënë këtë me shumë dashuri e profesionalizëm, përkushtim. Nuk u ndalën, nuk u lodhën, inkurajuan jo vetëm mua por të gjitha ata që patën fatin të jenë të shtrirë në Kl. Infektive.

Puna e profesionale e tyre ishte e koordinuar mire  dhe funksiononte si Simfoni!

Në veçanti falënderoj ekipin e  (Prof.dr.Salih Ahmeti, Dr. Sci. Lindita ,  Dr. Murati , dr. Blerta, dr . Dr. Veliu …. etj ), Dr.Shpejtim Thaqi , Musa Hoxha (pulmolog), Dr. Hamëz Selmani – (kardiolog) që në mënyrë të koordinuar bënë trajtimin tim dhe si dhe shumë e shumë kolegë  nga QKUK dhe  Fakulteti i Mjekësisë të cilët nuk kursyen asgjë që të për të mbrojtur  jetën  ime dhe për tu shëruar nga sëmundja  COVID 19 !

Një falënderim edhe për Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK që kishte siguruar një furnizim të mirë me barriera dhe materiale shpenzuese gati 100% dhe ua mundësuan mjekëve dhe infermierëve realizimin pa vonesë të ofrimit të ndihmës mjekësorë për të gjithë pacientët!

Dua të falënderoj  kolegët nga Klinika e Urologjisë në QKUK dhe Spitalin VITAHOSPITAL  dhe  ELITA + , kolegët nga fushat tjera te mjekësisë , familjen e gjerë, shokët e studimeve,  miqtë e panumërt, kolegët anekënd vendit e shumë të tjerë  për kujdesin, mbështetjen , ndihmën, kurajon  dhe motivimin.  Bashkarisht ia dolëm.

Një falënderim të veçantë gjithashtu për Bashkëshortes time Fëllanza, që përkundër sëmundjes  së saj  me Covid 19  gjithmonë më qëndroi pranë me ditë e net të tëra!  Pastaj  djemtë Fakoni e Dielloni  të cilët më qëndruan pranë dhe nuk u ndanë për asnjë në çast!

COVID 19 është një vrasës që ekplodon brenda trupit, për aq sa mundesh me rezistua. Vetëm e kaluara me momente të bukura të mbanë në me shpresë për jetë duke të ndihmuar të luftosh për të mbijetuar. Covid 19 të tanishmen e ndal vetëm në dëshirën për të mbijetuar pasi të sfidon shumë, ndërsa të ardhmen tenton  më ta rrënua, shkatërrua dhe mbyt!

Vjen si një gjyle topi që nuk të sulmon vetëm Ty të sulmon familjen!
Por qasja shumë profesionale, e kujdesshme e koordinuar , me dashuri  nga Prof dr. Salih Ahmeti ( sikur Zoti e ka dërguar në luftë kundër Covid 19  )  dhe e gjithë ekipi e mjekëve infermierëve por edhe e stafit teknik dhe mbështetës në Klinikën Infektive  bënë mrekullirat dhe ua kthyen ëndrrat dhe më mbajtën në jetë mua dhe shumë e shumë pacientë çdo ditë.

Duke qenë vetë mjek specialist , por në spital 100 % pacient dhe nga pozicioni i pacientit  të shtrirë në shtrat mbeta i  mahnitur me përkushtimin e personelit infermieror të Klinikës Infektive  me aq  përkushtim, profesionalizëm, dashuri, vetëmohim , komunikim të mirë me pacient , raportim me kohë të mjekët kujdestarë. Vërtetë edhe ata  punonin si misionar.

Në këtë mision përveç mjekëve dhe infermierëve  ishin të përfshirë edhe punëtorët teknik, bocmenët,  servuesit e ushqimit, punëtorët ndihmës dhe sigurimi që sakrifikojnë vetën dhe familjet vetëm e vetëm të ofrojnë ndihmë për pacientët me Covid 19.

Vërtetë e gjithë kjo strukturë nga Mjeku specialistë deri te punëtori ndihmës janë Heronjtë e luftës së sotme kundër Covid 19.

Duke qenë ish-mjek i UÇK, më kujtonte luftën kur pas luftimeve na sjellin të plagosurit vërehej një mobilizim i papare. Ishte kohë lufte!

Dhe në Klinikën Infektive vërtet bëhet luftë kundër Covid 19.
Këtu tashmë ekzistojnë protokollet  e trajtimit të Covid 19, këtu është përvoja , këtu janë sukseset  besoj ndër më të mirat në Evropë, Për këtë u binda gjatë qëndrimit tim gati një mujor për trajtim në Klinikën Infektive.

Virusi është vrasës!
Mbaj maskë, mbaj distancë fizike, dezinfektohu, Respekto vendimet e IKShPK!

Keni simtome konsultoni mjekun.
Jeni  me PCR test pozitiv konsiltoni Infektologun.

Mos u vono në trajtim.
I juaji,
Fahredin Veselaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme…