Ish-moderatorja e ‘Klan Kosovës’ emërohet zëdhënëse e Qeverisë
29 dhjetor 2017
| 14:34
Ish-moderatoja e “Klan Kosovës”, Donjeta Gashi është emëruar zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës.
Këtë lajm e ka konfirmuar për “klankosova.tv” vet Gashi.
Donjeta Gashi e cila është magjistre e Letërsisë shqipe, ka bërë me dije se do ta nis punën në ekzekutiv që nga 1 janari i vitit 2018. Përpos si zëdhënëse, ajo do të jetë edhe drejtoreshë e Zyrës për Informim.