Ish-ndihmëstrajneri i Barcelonës merr drejtimin e Ajaxit
13 maj 2022
| 16:26
Ashtu siç pritej, Alfred Schreuder ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare për t’u bërë trajner i ri në klubin e futbollit të Amsterdamit, Ajax.
Ai do ta zëvendësojë Eric ten Hag i cili do të transferohet te Manchester Unitedi.
Kontrata, e rënë dakord ndërmjet Ajax-it dhe klubit aktual të Schreuder, Brugge, përfshin një opsion për një sezon të tretë.
Schreuder, një ish-lojtar i Eredivisie, ishte aktiv më parë si ndihmëstrajner i Ten Hag, nga janari 2018 deri në 2019.
Gjatë sezonit 2020/21, ai ishte asistent i Koemanit te Barcelona.