Ish-numri 1 në botë tërhiqet nga tenisi për të tretën herë

13 prill 2022 | 15:12

Tenistja belge Kim Clijsters, ish-numri 1 në botë për femra dhe fitues e 4 grand slam në karrierë, ka deklaruar tërheqjen e saj nga sporti për të tretën herë.

Fillimisht ajo u tërhoq në vitin 2007, por u rikthyer pas dy vitesh. Për herë të dytë u tërhoq në vitin 2012 dhe u rikthye pas 7 vitesh. Pas rikthimit në vitin 2019 ajo luajti vetëm 5 ndeshje si pasojë e pandemisë.

Tashmë 38-vjeçe dhe me 3 fëmijë, ajo duket se ka vendosur përfundimisht të mos luajë më tenis. Sfida e saj e fundit zyrtare daton në tetorin e vitit të kaluar, kur u eliminua që në raundin e parë të Indian Wells.

“Dua të ndaj me ju lajmin se kam vendosur të mos luaj më asnjë ndeshje apo turne zyrtar. Mezi po pres të shoh se çfarë aventure të re ka rezervuar jeta ime. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”, u shpreh ndër të tjera tenistja belge, fituese e 41 turneve në karrierën e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…