Ish-oficeri amerikan: Vuçiqi mund ta eskalojë situatën në Kosovë, BeH, Mal të Zi e Kroaci

24 dhjetor 2024 | 08:31

Jeff Fisch një ish-oficer amerikan tashmë i pensionuar, me përvojë edhe në Kosovë e Bosnjë-Hercegovinë, ka dhënë një paralajmërim.

Ish-oficeri ka kërkuar që një sy të jetë kah presidenti i Serbisë.

Ai ka thënë se duke përdorur situatën aktuale në Serbi, protestat e shumta kundër tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq mund të eskalojë situatën në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, madje edhe në Kroaci.

“Mbani një sy në këtë Aleksandar Vuçiqin, është kundër litarëve dhe nuk është nga ata që shkojnë në heshtje. Për dekada, përgjigja e tij ndaj kritikave është ndezja e zjarreve të tjera, duke e larguar vëmendjen nga ai. Nëse do të isha në Kosovë, Bosnjë, Mal të Zi apo Kroaci, do të isha në gatishmëri”, ka shkruar Fisch.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me…