Ish-oficeri britanik që shërbeu në Kosovë: Trupat e NATO-s nuk largohen nga Kosova, këtë e dëshmon vizita e Rutte

12 mars 2025 | 23:10

Zhvillimet politike në Kosovë vazhdon t’i ndjek më shumë vëmendje. Ish-oficeri britanik, Ade Clewlow, i cili ndihmoi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se Kosova duhet të jetë shumë e vëmendshme me ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin në botë.

Clewlow thotë se edhe nëse Adminstrata Trump vendos për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, shtetet e tjera kanë kapacitete të mjaftueshme për të ofruar siguri për shtetin më të ri në Evropë.

Britaniku, përmendi vizitën e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në Prishtinë, si dëshmi që aleanca veri-atlantike është shumë e përkushtuar për sigurinë e Kosovës.

“Nuk shoh ndonjë arsye që trupat e KFOR-it të tërhiqen nga Kosova. Këtë më së miri e dëshmon edhe vizita e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte dje në Kosovë, i cili foli për rëndësinë e trupave ushtarake të KFOR-it në Kosovë. Megjithatë edhe nëse administrata Trump vendos për largimin e trupave amerikane nga Kosova, shtetet e tjera kanë kapacitete mjaftueshme për të ofruar siguri për vendin”, ka deklaruar ai.

Clewlow thotë se liderët evropianë përfshirë edhe ata britanikë duhet t’i vëzhgojnë me vëmendje veprimet e Serbisë.

Ai vlerëson se Serbia vazhdon të paraqes rrezik për Kosovën.

“Për ta shtrirë edhe më shumë ndikimin e saj në Ballkan, Serbia synon ta aneksoj veriun e Kosovës. Megjithatë nuk mendoj se Serbia paraqet rrezik ekzistencial për Kosovën, nuk e besoj që shkojnë deri në atë pikë. Mirëpo gjithë liderët evropian duhet t’i vëzhgojnë me vëmendje veprimet e Serbisë sepse ka potencial për ta destabilizuar situatën”, tha ai.

Clewlow krejt në fund i ka disa fjalë edhe për Forcat e Sigurisë së Kosovës, raporton Tëvë1.

“Forcat e sigurisë së Kosovës kanë bërë progres të jashtëzakonshëm përgjatë këtyre viteve, megjithëse mbetet e kufizuar në atë se çfarë mund të bëjë për shkak të partnerëve ndërkombëtar. Por, FSK duhet të vazhdoj të forcohet në këtë drejtim sepse mund të vijë një ditë ku siguria e Kosovës nuk do varët vetëm nga forcat ndërkombëtare”, tha ai.

Britaniku ishte ngarkuar me detyra operacionale për gjashtë muaj dhe pa prej afër procesin e shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës, si dhe krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë që u bë në janar të vitit 2009.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqi për vdekjen e Maradonës: Prokurori shfaq foto tronditëse dhe…