Ish-opinionistja e BBV: Luizi lojtari më i fortë, ka një qëllim aty dhe nuk e blen dot

20 janar 2023 | 12:34

Ish-opinionistja e BBV Albania 1 Balina Bodinaku në një video në Instagram ka treguar se për të lojtari më i fortë në këtë format është këngëtari Luiz Ejlli.

Sipas saj ai ka një qëllim që ka hyrë aty brenda dhe asgjë nuk e largon atë nga fokusi që ai ka për të fituar. Bodinaku shprehet se ai nuk merr asgjë personale, është i qetë dhe mbi të gjtiha nuk ia blen dot mendjen.

“Luizin do ta quaj lojtarin më të fortë të shtëpisë së “Big Brother”, ndoshta më i forti që ka hyrë ndonjëherë në “Big Brother”, për arsyen e thjeshtë sepse mua më duket se atij loja i vjen shumë natyrshëm. Ai lojën e ka në gjak, është shumë i qetë, ka shumë durim, nuk merr asgjë personale, asgjë nuk është më e rëndësishme për të se sa qëllimi për të cilin ai ka hyrë aty brenda.

Super i fokusuar, pavarësisht se nuk duket dhe gjithçka e bën me lehtësinë më të madhe, pa hequr asgjë nga ajo që ai është, Luizi që njohim jashtë. Luizi me humor, që i merr gjërat lehtë, me sportivitet dhe mbi të gjitha që është shumë e rëndësishme për një lojatar, Luizi që nuk i blihet mendja,” tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet britanike kanë njoftuar se kanë deportuar në Shqipëri 26…