Ish-përfaqësuesi politik i UÇPMB-së, Menderes Zeneli, kërkon vota për këta kandidatë të PDK-së
Ish-përfaqësuesi politik i UÇPMB-së, Menderes Zeneli, kërkon vota për këta kandidatë të PDK-së
Ish-përfaqësuesi politik i UÇPMB-së, Menderes Zeneli u ka bërë thirrje ish-bashkëveprimtarëve, ushtarëve të UÇK-së dhe UÇPMB-së, që t’i votojnë më të mirët. Zeneli ka dhënë arsyet se kush janë më të mirët sipas tij.
Sipas Zenelit lista zgjedhore e PDK-së është mjaft e pasur me njerëz me vlera kombëtare, por ai ka veçuar Ramë Vatajn me numër 58, Ilir Tahirin 104, Meritë Makollin 84, Leutrim Ratkocerin 91, Altin Krasniqin 20.
Thirrja e plotë e ish-përfaqësues politik I UÇPMB-së:
Unë Menderes Zeneli, familjarët e mi, shokët, bashkëveprimtarët e mi, ushtarët e UÇK- së, ushtarët e UÇPMB-së, si dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i mbështetëm gjatë fushatës e do të votojmë më të mirët.
Po kush janë më të mirët:
Ata që i dhanë Kosovës e viseve të saja dëshmorë, heronj, ushtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e UÇPMB-së, si dhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.
Ata që po vazhdojnë rrugën e denjë të të parëve.
Ata që kanë përgatitje intelektuale e profesionale,
Me siglën e #PDK131
Ramë Vataj, # 58
Iilir Tahiri, #104
Meritë Makolli,# 84
Leutrim Retkoceri, #91
Altin Krasniqi. #20
Menderes Zeneli, ish-përfaqësues politik i UÇPMB-së.