Veteranët e UÇK-së kërkojnë shkarkimin e Lumezit

03 shtator 2018 | 11:55

Ish-pjesëtarë të UÇK-së të brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, e cila ka vepruar në kuadër të zonës operative të Drenicës, kanë protestuar në sheshin “Skënderbeu” me kërkesë largimin e veteranëve të rremë nga lista e përfituesve të pensioneve.

Organizatori i kësaj proteste, Faik Zogaj, ka parashtruar tri kërkesa.

“Kërkesat tona janë tri. Kërkojmë që sa më shpejtë të pastrohet lista e veteranëve, jo të ketë manipulues dhe të bëhet një ligj për veteranët që të ketë parimet e veta. Çdo veteran t’i gëzojë të drejtat e veta. 170 euro i merr një veteran i vërtetë dhe të njëjtat i merr edhe një falsifator”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka kërkuar edhe shkarkimin e Aleksandër Lumezit.

“Kërkojmë shkarkimin e Lumezit. Blakaj ka qenë i vetmi prokuror që ka marrë parasysh kërkesat tona, ai prokuror ka pasur fakte dhe ato i kemi edhe ne. Para tre muajsh Tomë Gashi gjeti shumë argumente që Sylejman Selimi është duke u mbajtur padrejtësisht në burgun e Dubravës. Sylejman Selimi e ka listën e vërtetë të te gjithë veteranëve. Ne kërkojmë edhe lirimin e tij”.

‘Sot erdhëm vetëm për njoftim. Nëse më 24 manipuluesve nuk iu ndalet rroga, atëherë do të bëjmë që t’iu ndalet edhe veteranëve të vërtetë. Nëse kryetari nuk na bën zgjidhje brenda 30 ditësh ne nuk do të ndalemi. Ne kemi luftuar për këtë vend. Në fund, lë t’ju ndalet pensioni të gjithë veteranëve deri në spastrimin e listave”.

Pesë prej protestuesve janë nisur drejt Kuvendit për t’u takuar me Kadri Veselin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka bërë me dije…