Ish-pjesëtari i UÇK-së refuzon ftesën e Speciales
23 shtator 2019
| 13:18
I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, Bashkim Gashi nga Suhareka e ka refuzuar ftesën për intervistim nga kjo gjykatë.
Lajmi është bërë me dije nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton opinionin se Bashkim Gashi, nga Suhareka, deri më tani e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale. Meqenëse Gashi ishte tek ne në zyrë, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, por nuk e ka pranuar pa sqarime shtesë, ne si OVL UÇK, i sugjerojmë që ta pranoj ftesën e ardhshme dhe të mos krijoj presedan për të tjerët”, është thënë në njoftimin e OVLUÇK-së.
/Epoka e re/