Ish-pjesëtari i UÇK-së Skender Zhitia ftohet nga Specialja

27 gusht 2020 | 11:29

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati ka bërë me dije se sot është ftuar nga Gjykata Speciale edhe ish-pjesëtari i UÇK-së Skender Zhitia.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Zhitia do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë nga kjo sfidë. “Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar Gucati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga dita e hënë e kësaj jave, janë shënuar…