Ish-polici flet për kërcënimin ndaj Krasniqit dhe Abdixhikut: Mund të jetë rrezik shumë i madh

07 nëntor 2023 | 20:46

Dy liderët e partive opozitare Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së, janë marrë nën mbrojtjen e policisë së Kosovës.

Në Kosovë u raportua se Krasniqi dhe Abdixhiku, ishin kërcënuar nga grupet terroriste serbe lidhur me rastin e Banjskës.

Lidhur me këto kërcënime ka folur ish-polici Ridvan Tahiri. Tahiri tha se rreziku mund të jetë shumë i madh.

Ai ka folur edhe për eksperiencat personale gjatë shoqërimit si truprojë i personave VIP.

“Kur e kemi dërguar kryetarin e Kuvendit, në veri në “zonat e nxehta” siç i quajmë ne si truproje, kemi qenë më vigjilentë sepse e kemi pritur një sulm të papritur që mundet na ardhë.

Kur vijnë informatat prej policisë se jemi duke lëvizur në Mitrovicë, Gjilan aty ku është zona e kuqe, duhet të jesh më vigjilent, edhe mbrojtja bëhet më ndryshe, më taktike me armë të gjata”, tha Tahiri në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja e plotë e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë është…