Ish-policit Dejan Pantiq i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj
05 janar 2023
| 18:17
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që Dejan Pantiqit të ia vazhdojë masën e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj.
Sipas kësaj gjykate, masa e arrestit shtëpiak vazhdohet deri më datën 09.03.2023.
“Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 05.01.2023 ka marr aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit D.P i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje edhe për dy muaj, ashtu që arresti shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.03.2023”.