Ish-policit serb që akuzohet për krime lufte i kërkohet të dorëzohet

12 dhjetor 2023 | 15:43

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ftuar ish-policin serb, Millan Jovanoviq, që të marrë pjesë në seancën fillestare më 21 shkurt të vitit 2024 pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale në bashkëkryerje me persona tjerë të pa njohur, të uniformuar dhe të armatosur, “krime lufte kundër popullsisë civile”.

“Konform nenit 303 par. 8 të KPPRK-së gjykata i bënë thirrje të akuzuarit Millan Jovanoviq, të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar më datë dhe në kohë si më lartë”.

“Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata i bënë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit Millan Jovanoviq, që t’ia komunikojë atë informacion policisë së Kosovës, me qëllim të sigurimit të prezencës së akuzuarit Millan Jovanoviq në këtë çështje juridiko penale”, është thënë në njoftimin e prokurorisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Sigal Prishtina e ka zyrtarizuar transferimin e Henrik Shirkos.…