Ish-politikania serbe: Serbia, pengesa kryesore për pajtimin mes popujve
19 dhjetor 2021
| 14:46
Ish-politikania serbe, Vesna Peshiq, ka vlerësuar se Serbia është faktori kryesor shqetësues në rajon.
Në Forumin e 14-të për Drejtësi Tranzicionale që u mbajt në Beograd, ajo ka deklaruar se Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk i pranon kufijtë e saj aktual.
“Të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë i kanë pranuar kufijtë e tyre, përveç Serbisë”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka treguar se cilat janë qëllimet e Serbisë në rajon. “Nuk mendoj se Serbia aktualisht po përgatitet për luftë, por po përpiqet t’i arrijë qëllimet e saj në mënyrë paqësore. Ajo dëshiron ta përvetësojë një pjesë të Dejtonit të Bosnjë e Hercegovinës”, është shprehur ajo.