Ish-politikania serbe: Serbia të pajtohet se s’ka mënyra që ta kthejë Kosovën

25 gusht 2022 | 12:27

Sociologia dhe ish-politikania serbe, Vesna Peshiq, ka thënë se Kosova i ka të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë një shtet të pavarur dhe asaj i duket qesharake që tani Kosova dhe Serbia, siç ka theksuar ajo po “grinden për targat e automjeteve”.

Ajo beson se Serbia duhet të pajtohet me faktin se e ka humbur Kosovën e ka humbur.

“Kosova nuk ka se si të kthehet”, ka thënë ajo në televizionin “N1”, duke shtuar se më e rëndësishme sesa nëse do të ketë targa RKS apo KM është se si jetohet në Kosovë.

Peshiqi beson se situata rreth Kosovës ka ndryshuar shumë, sepse “amerikanët janë përfshirë shumë në të”, madje ka theksuar se “sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vazhdimisht po monitoron se çfarë po ndodh”.

“Qëllimi është të zvogëlohet ndikimi rus në Ballkan”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se problemi është se Serbia “nuk do t’i ngrejë duart nga veriu i Kosovës, sepse ka popullatë shumicë serbe dhe Serbia nuk heq dorë nga aneksimi i saj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e parë për gjendjen shëndetësore të legjendës së muzikës,…