Ish-portieri i Barçës dhe Turqisë infektohet me koronavirus
29 mars 2020
| 11:17
Ish-portieri i Barcelonës dhe kombëtares së Turqisë, Receber Rustu, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Rustu raportohet të jetë dërguar në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë. Covid-19 i ka rënduar situatën shëndetësore ish portierit të Turqisë.
Recber mbanë rekordin për më së shumti paraqitje me kombëtaren e Turqisë 120 paraqitje.
Ai qëndroi mes dy shtyllave për më shumë se dy dekada që i kaloi mes dy shtyllave, për kombëtaren e tij. 46 vjeçari ka qenë anëtari i skuadrave si Barcelona, Fenerbahce, Besiktas e Antalyaspor.