Ish-portieri i Barçës: Turqia e ka ilaçin, më dhanë 10 ditë dhe u shërova
15 prill 2020
| 12:58
Portieri legjendar turk, Rustu Recber, kaloi në ferr muajin e kaluar nga koronavirus.
Rustu u pranua në spital në gjendje kritike, pasi kishte vështirësi të mëdha në frymarrje por ai u shërua me sukses. Rustu për mediet turke ka falënderuar të gjithë derisa ka bërë edhe një deklaratë tronditëse.
“Unë fitova lojën më të madhe të jetës sime. Ishte një proces i gjatë dhe shumë i vështirë. Ekziston një kurë për këtë virus në Turqi të aprovuar nga Ministria jonë e Shëndetësisë. Mjekët aplikuan këtë metodë intensivisht për mua për 10 ditë dhe kjo më shëroi”, ka thënë Rustu, duke i habitur të gjithë, pasi tash për tash asnjë vend nuk është deklaruar se e ka gjetur ilaçin për koronavirus.