Ish-portieri i Interit: Buffoni është dashur të pensionohet
Ish-portieri i Interit, Sebastien Frey shprehet se gjithmonë e ka dashur Gigi Buffon por po të ishte ai do të ishte tërhequr nga futbolli.
Legjenda e Italisë është larguar nga Juventus kur i mbaroi kontrata, por në vend që të tërhiqej ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me Paris Saint-Germain. “Dy gjëra nuk kuptoj, nga pikëpamja e Gigit dhe e PSG-së”, shprehet Frey në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.
“E para: pse të marrësh dikë si Buffoni kur ke një portier të fortë si Areola? Gjithmonë e kam dashur Gigin, ai ka shkruar historinë, por po të isha si ai do të isha tërhequr nga futbolli. E dyta, nëse e kanë marrë për të qenë një lider në dhomën e zhveshjes atëherë janë duke paguar shumë. PSG ka tre portierë që kushtojnë 18 milionë euro, dhe ai që paguhet më pak luan”, ka deklaruar Frey.