Ish-presidenti i Afrikës së Jugut përballet me akuza për korrupsion
16 mars 2018
| 18:08
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, është duke u përballur me 16 akuza për korrupsion, ka konfirmuar kryeprokurori i këtij vendi, Shaun Abrahams.
Abrahams ka thënë se ka “shanse të arsyeshme për një ndjekje të suksesshme”.
Akuzat, të cilat Zuma i ka mohuar, përfshijnë mashtrimin, shantazhin dhe pastrimin e parave.
Zuma, 75 vjeç, është detyruar nga partia e tij muajin e kaluar që të japë dorëheqje nga posti i presidentit.