Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter shtrohet në spital
12 nëntor 2019
| 11:00
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter është shtruar në një spital në Atlanta për një procedurë në tru.
Qendra Carter ka thënë se ish-presidentit duhet t’i lirohet presioni, i shkaktuar nga gjakderdhja.
Carter, 95 vjeç, është udhëheqësi më i vjetër i gjallë i Shteteve të Bashkuara.
Ai ka qenë presidenti i 39-të dhe ka shërbyer nga viti 1977 deri më 1981.
Carteri është mundur në garën për rizgjedhje nga Ronald Reagan.
Që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai ka mbetur aktiv, duke bërë punë humanitare me Qendrën e tij Carter.
Në vitin 2002, ai ka marrë Çmimin Nobel për Paqe për vepra humanitare.