Ish-presidenti amerikan lirohet nga spitali
04 dhjetor 2019
| 22:43
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, është liruar nga spitali. Sipas Qendrës Carter, Jimmy Carter u lirua pasditen e së mërkurës.
“Ai tha se mezi pret pushimin e mëtutjeshëm dhe rimëkëmbjen në shtëpi në Plains, Georgia. Ai dhe zonja Carter i urojnë të gjithëve paqe dhe gëzim këtë sezon të festave”, shkruan deklarata nga Qendra Carter.
Carter 95-vjeçar u pranua në Qendrën Mjekësore Phoebe Sumter në Americus, fundjavën e kaluar. Ai më parë ishte shtrirë në spital më 11 nëntor për një procedurë për të lehtësuar presionin në trurin e tij. Presioni u shkaktua nga gjakderdhja.