
Ish-presidenti Barack Obama bëhet ‘babagjysh’, surprizon fëmijët e sëmurë
20 dhjetor 2018
| 13:43
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Barack Obama, ka gëzuar disa fëmijë mbrëmjen e 19 dhjetorit.
Ai është bërë babagjysh i Krishtlindjeve dhe ka shpërndarë dhurata për fëmijët e sëmurë në një spital të Uashingtonit.
Presidenti i 44-të i SsBA-ve kishte vënë kapuçin e kuq dhe mbante mbi shpinë një thes me lodra.
Në një video të postuar nga spitali shihet Obama teksa shkon në çdo dhomë dhe u jep fëmijëve dhurata dhe përqafime.