Ish-presidenti bullgar: Mijëra bullgarë dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos
Ish-presidenti bullgar, Rosen Plevneliev në një intervistë ekskluzive për BGNES ka theksuar se qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos vetëm pse e kanë kundërshtuar.
Plevneliev është decid se kjo e vërtetë duhet që të dale në pah e të mos fshihet..
“Gjatë kohës së Jugosllavisë, ishte e qartë se ekziston regjimi i Titos, i cili ka qenë i armatosur me ideologjinë e maqedonizmit, që është ideologji tërësisht anti-bullgare. Nuk guxon të fshihet fakti se në bazë të asaj ideologjie janë vrarë qindra mijëra njerëz në ish Jugosllavi. Kjo duhet ditur dhe mbajtur mend.
Qindra mijëra bullgar, shqiptarë dhe secili që e ka kundërshtuar diktatorin Tito është vrarë. Nëse i shohim statistikat, ky diktator është përgjegjës për marrjen e rreth 700.000-750.000 jetëve të pafajshme. Kjo është e vërtetë dhe duhet ditur. Ne e kuptojmë se pse në kohën e diktatorit Tito, Bullgaria ishte armiku numër një”, deklaroi Plevneliev.