Ish-presidenti Bush shtrohet në spital
24 prill 2018
| 11:23
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), George H. W. Bush, është shtruar në spital për shkak të një infeksioni.
Mediet amerikane kanë raportuar se ai është nën kujdes intensiv.
Një zëdhënës i familjes ka thënë se Bushi ka marrë një infeksion që po përhapet në gjak, porse ai “po u përgjigjet trajtimeve”.
Bush ka qenë president nga viti 1989 deri më 1993.
Gruaja e tij, Barbara Bush, ka vdekur të martën e kaluar. Çifti ka qenë i martuar për 73 vjet.