Ish-presidenti Clinton dekorohet me ‘Urdhrin e Lirisë’

11 qershor 2019 | 15:55

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton me “Urdhrin e Lirisë” për kontributin e tij të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovë.

Këtë urdhër presidenti Thaçi, ia ka dhënë Clintonit gjatë një ceremonie të organizuar në Presidencën e Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Me këtë rast, Thaçi ka falënderuar Clintonin për çdo gjë që ka bërë për Kosovën.

Ish-presidenti Clinton është duke qëndruar në Kosovë me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të vendit tonë nga Serbia.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt, nëpërmjet Drejtorisë së Inspektoratit, ka filluar të…