Ish-presidenti Fatmir Sejdiu viziton kryetarin e Vushtrrisë
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur sot në takim ish-presidentin Fatmir Sejdiu.
Tahiri ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, se i është mirënjohës presidentit Sejdiu për të gjithë kontributin e tij në boten akademike dhe në jetën politike.
Postimi i plotë i Xhafer Tahirit:
Sot pata nderin e kënaqësinë të mirëpres për vizitë urimi, presidentin Fatmir Sejdiu dhe kolegen nga Fakulteti Juridik, Emine Abdyli Pozhari! Ishte viti 2006, isha një i ri 23 vjeç, i sapodiplomuar në Universitetin e Bolonjës në Itali kur presidenti Sejdiu me ftoi dhe me dha rastin të jem Drejtor për Çështje Ligjore e Marrëdhënie Ndërkombëtare në Zyrën e Presidentit të Republikës, për mua ishte nder e privilegj i jashtëzakonshëm! Tani bashkë me profesoreshën Emine ligjërojmë të njëjtën lëndë me presidentin Sejdiu! I jam mirënjohës presidentit Sejdiu për gjithë kontributin e tij në boten akademike, por edhe në jetën politike të atdheut tonë! Respekt.