Ish-presidenti i Barçës: Mbappe ka nënshkruar për Realin
02 shkurt 2022
| 14:26
Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart është i sigurt që ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka nënshkruar me Real Madridin.
Mediumi gjerman “Bild”, raportoi para disa ditëve që francezi ka nënshkruar me “Los Blancos”, ku do fitojë 50 milionë euro për sezon. Ndërkohë, Gaspart derisa ishte në intervistë për “Marca”, theksoi se Kylian Mbappe ka nënshkruar me Real Madridin.
“Do t’iu jap ekskluziven: Kylian Mbappe ka nënshkruar me Real Madridin. Jam i sigurt. E njoh Florentinon dhe jam shumë i sigurt”, ka thënë ai. Ndërkohë, raportohet se marrëveshja nuk është bërë publike shkaku që PSG dhe Real Madrid takohen në kuadër të Ligës së Kampionëve në raundin e 16-të.